Shaqir Totaj nënkryetar i PDK-së ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.
Totaj në “Direkt” tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.
“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”– ka thënë Totaj.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit.
@Gazeta Blic.