Sporti

Tahir Batatina ka tri kërkesa për FFK’në

04/08/2021 18:58
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte pjesë e Kuvendit të Punën, ku propozoi disa rregulla të reja, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai kërkoi që të rikthehet rregulli për inkuadrimin e futbollistëve nën moshën 20 vjeçare.

Ja tri kërkesat e Tahir Batatinës:

“Sot isha pjesë e Kuvendit të Rregullt të FFK-së si Delegat i K.F. Llapit, ku kërkova rikthimin e rregullit për të inkuadruar futbollist nën moshën 20 vjeçare.
Gjithashtu kërkova që suspendimi në Kupë të rritet nga dy kartonë të verdhë në tre kartonë të verdhë dhe që Superliga të luhet me top të njëjtë”, shkruan Tahir Batatina.

/GazetaBlic Sport