Liverpool ka pësuar humbje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Jurgen Klopp, u mposht me rezultat 3-1 në udhëtim te Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas humbjes fansat e Liverpoolit ishin mjaft të nervozuar me lojtarët e Liverpoolit duke filluar sharjet dhe sulmet ndaj lojtarëve të ekipit të tyre të zemrës.
Lojtarë si Sadio Mane, Naby Keita dhe Alexander Arnold janë ofenduar nga fansat e Liverpoolit pas performancës së tyre të dobtë ndaj Real Madridit.
Kjo e ka nervozuar kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson i cili po e konsideron edhe largimin nga të gjitha rrjetet sociale, pasi për të këto sulme janë të papranueshme.
“Sharjet në rrjetet sociale duhen të ndalen, kohëve të fundit kam menduar se si mund të reagoj për këtë gjë, dhe ndoshta mënyra më e mirë është që të largohem nga të gjitha rrjetet sociale”, tha kapiteni i Liverpool në një reagim të tij në Twitter.
Ja reagimi i Henderson në Twitter.
Online abuse has got to stop. Recently I’ve been thinking about what I can do, as an individual, to try and make a difference. I've seen friends, team-mates, other players within football and in wider society be on the receiving end of horrendous online abuse which… 1/4 pic.twitter.com/TLnrYXAzWF
— Jordan Henderson (@JHenderson) April 8, 2021
/GazetaBlic Sport.


