Janë emëruar zëvendësministrat edhe në tri ministri të tjera.
Këtë e ka bërë departamenti për marrëdhënie me publikun brenda zyrës së kryeministrit, përcjell GazetaBlic.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit dërguar mediave.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Znj. Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Znj. Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,
Z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra.
LEXO EDHE:
Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara