Zyrtari i PDK-së, Faton Avdullahi ka thënë se edhe flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë, raporton Gazeta Blic.
Avdullahi thotë se nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan pse nuk bën të jetë Flamuri i UÇK-së.
Këto deklarata të Avdullahut erdhën pasi Presidentja Vjosa Osmani vendosi në Presidencë krahas flamurit shtetëror edhe flamurin Dardan.
Reagimi i plotë:
Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.
Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj.
Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional.
Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime.
Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.