Showtime

Rina Balaj akuzohet për ndërhyrje në fytyrë, vjen reagimi i saj

04/08/2021 12:38
nga:G C

Reperja shqiptare, Rina Balaj,kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Fotografitë e saj të fundit ku shfaqet e kuruar deri në detaje, bëri që Rina të komentohet për pamjen e saj shkruan GazetaBlic.

Ka pasur edhe nga ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur të gjithëve me një mesazh shumë të qartë.

Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes.

Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina./GazetaBlic/