Sporti

Davide Calabria shumë pranë rikthimit, ja edhe sa do të jetë jashtë fushave të blerta

04/08/2021 12:18
nga:Mergim Rreci

Tuttosport raporton se Davide Calabria i është përgjigjur mirë procesit të rehabilitimit dhe mbrojtësi i Milanit mund të kthehet brenda 10 ditësh.

Mbrojtësi i Rossonerëve iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe ka qenë jashtë që prej fitores 2-0 ndaj Hellas Verona në 7 mars, përcjell GazetaBlic.

24-vjeçari ka punuar shumë për kthimin e tij dhe mund të kthehet në grup brenda 10 ditësh, sipas gazetës.

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli gjithashtu po bën mirë, por do të duhet edhe disa ditë para se të kthehet nga një dëmtim që e ka mbajtur atë larg që nga ndeshja e përmendur kundër Verona.

/GazetaBlic/