Andrea Pirlo tregon se Wojciech Szczęsny nuk e ka humbur rolin e tij të titullarit duke këmbëngulur se ai kishte nevojë vetëm për të pushuar.
Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes të martën, trajneri i Juventusit pretendoi se Szczesny ishte në plan të luante kundër Napolit, por ishte Gigi Buffon që u emërua në 11-shën titullare.
“Ishte diçka që unë tashmë e kisha përgatitur,” pranoi Pirlo pas fitores 2-1 të Juventusit, përcjell GazetaBlic.
“Ka pasur kritika ndaj Szczesny pas ndeshjes së fundit dhe ju thashë se ai do të luante gjithsesi.
“Megjithatë, unë tashmë kisha biseduar me të, ai ishte i lodhur pasi kishte luajtur shumë ndeshje, me ekipin e tij kombëtar gjithashtu. Atij i duhej një pushim për të filluar përsëri. Ai mbetet titullar i Juventusit. ”
/GazetaBlic/


