Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ishte një ndër ndeshjet më interesante të Ligës së Kampionëve këtë edicion, të cilën në fund e fituan mysafirët.
Kylian Mbappe dy herë dhe Marquinhos shënuan për Paris Saint Germain, kurse Choupo Mouting dhe Thomas Muller realizuan për bavarezët.
Pas kësaj ndeshje ka reauar edhe futbollisti i kësaj skuadre, Neymar.
“Luftojmë deri në fund” shkruajti Neymar,
Lutar até o fim … ❤️? pic.twitter.com/xelMc9AcDz
— Neymar Jr (@neymarjr) April 7, 2021


