Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluar sot në Serie A.
Në ndeshjen Inter – Sassuolo, vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, duke marrë tre pikë tjera me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 10’të, pas asistimit të Ashley Young.
Belgu pastaj asistoi për golin e dytë të Interit që e shënoi, Lautaro Martinez në minutën e 68’të.
Për Sassuolon shënoi Hamed Traore pas 86 minutave lojë.
Inter ndodhet në vendin e parë me 71 pikë, kurse Sassuolo në vendin e nëntë me 40 pikë.
Në ndeshjen tjetër derbi mes Juventusit dhe Napoli, skuadra e Pirlos triumfoi poashtu me rezultatin 2-1.
Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala shënuan për fitoren e Juventusit, kurse për Napolin golin e vetëm e shënoi Insigne nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes.
Juve tani shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e tretë, kurse Napoli në vendin e pestë me 56 pikë.
/GazetaBlic Sport.


