Sporti

Radamani: Askush nuk duhet të mendojë që Prishtina është eliminuar, sot paguam faturën e ndeshjes në Suharekë

04/07/2021 17:10
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Prishtinës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, Llapi triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2-3 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani tha se askush nuk duhet të mendojë që skuadra e tij është eliminuar.

“Unë do të kisha thënë se ndryshoi Llapi, sot paguam faturën e ndeshjes në Suharekë, ku kishim angazhim maksimal, para kësaj ndeshje kishim katër lëndime (Lilaj, Krasniqi dhe Zyba), Dellova dhe Boshnjaku nuk u rikuperuan. Një humbje e dhimbshme, e dinim që do të ishte e vështirë, por ka edhe 90 minuta, nuk duhet assesi të thuhet që Prishtina është eliminuar, por është një rezultat tejet negativ. Duhet ta harrojmë këtë humbje, pasi pas 4 ditësh kemi një ndeshje që edhe nga tradita edhe nga pozita e kemi të vështirë”, tha Ramadani për Art Sport.

“Duhet ta menaxhojmë gjendjen e futbollistëve, pasi pas ndeshjes kthyese, pas tre ditësh luajmë ndeshjen e vitit ndaj Dritës. Do ta shohim si do të jetë, nëse sot do t’i kishim pas lojtarët me 100% të gjendjes së tyre, jam i bindur që më ndryshe do të ishte ekipi jonë. Ta shohim si është gjendja e futbollistëve deri atëherë”, përfundoi Zekrija Ramdani.

/GazetaBlic Sport