Sporti

Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

04/07/2021 14:36
nga:Mergim Rreci

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Prishtina dhe Llapi do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales, shkruan GazetaBlic.

Të dy skuadrat synojnë këtë trofe për dalje direkte në Evropë, në veçanti Llapi që nuk e ka një mundësi të tillë nga Superliga e Kosovës, për shkak se renditet në mesin e skuadrave që ende nuk e kanë siguruar mbjjetesën.

Prishtina po lufton edhe për titullin kampion, megjithatë do të ishte një qetësi për futbollistët e udhëhequr nga Zekirja Shabani, që ta siguronin daljen në Evropë nga ky kompeticion.

Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.

Prishtina: Nika, Bekteshi, Bardhoku, Krasniqi, Zyba, Lulaj, E.Krasniqi, Mankenda, Mici, Kryeziu, Abazi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Llapi: Coric, Emini, Prençi, Idrizi, Krasniqi, Shabani, Ramadani, Hoti, Veliu, Selmani, Januzi Kryetrajner: Tahir Batatina