Një anëtar i stafit të Napolit doli pozitiv për COVID të enjten, por të gjitha testet e fundit janë kthyer negativisht, njofton klubi.
“Në përputhje me autoritetet shëndetësore dhe protokollin FIGC, skuadra i është nënshtruar një raundi të ri testimi pas rezultatit pozitiv të testit të kthyer nga një anëtar i ekipit mjekësor (i cili nuk është në Torino me skuadrën) të enjten,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit, përcjell GazetaBlic.
“Të gjitha testet në raundin e fundit janë kthyer negativisht.”
Napoli është në Torino, ku do të përballet me Juventusin në ndeshjen e planifikuar nga dita e 3 e ndeshjes.
Ndeshja luhet sot në ora 18:45.
Loja nuk u luajt në tetor pasi autoriteti lokal i shëndetit në Napoli ndaloi skuadrën të udhëtonte.
/GazetaBlic/


