Sporti

Kosova U17 publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet ndaj Bullgarisë

04/07/2021 12:55
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore, njofton FFK.

Nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve.