Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gradicë të Drenasit, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur një 15 vjeçar dhe është plagosur babai i tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë është konfirmuar se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen dhe janë dërguar në mbajtje.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie.
Njoftimi i plotë i Policisë:
VRASJE E RËNDË
Fsh. Gradicë, Gllogoc, 05.04.2021 – 20:23. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie.


