Sporti

Real Madrid leksione Liverpoolit, Manchester City mposht Dortmundin

04/06/2021 22:53
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit ka fituar ndaj Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar sot në Di Stefano, lojtarët e Zinedine Zidane kanë triumfuar ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin 2-0, me Vinicius dhe Asensio që shënuan golat, ndërkohë Liverpooli tentoi të rikthehet në lojë me golin e Salah, por nuk ia doli.

Rezultati final të ndeshjes e vulosi goli i dytë i Vinicus Junior, i cili realizoi pas 65 minutave lojë.

Ndërkohë, në duelin tjetër në “Etihad Stadium” në Angli, Manchester City triumfoi ndaj Dortmundit (2:1) me mjaft vështirësi.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me epërsinë minimale 1-0, me golin e Kevin De Bruyne. Krejt në fund të sfidës u shënuan dy gola të shpejtë, ku Reus barazoi në të 84’tën, por Foden u përkjudes për triumfin e “Citizens” me golin e shënuar në minutën e 90’të.

/GazetaBlic Sport