Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Qeveria Kurti, do të jetë në pushtet për 12 vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Bajqinovcit, tri mandate kryeministri aktual, Albin Kurti, do të jetë në këtë pozitë.
Kjo pasi që siç thotë ai: është kryeministri më i mirë që e ka pasur Kosova.
“Tri mandate nga katër vjet, që në total i bie 12 vjet, qeveria Kurti do të jetë në pushtet”, ka thënë Bajqinovci.
Në anën tjetër, Bajqinovci ka mohuar akuzat se qeveria aktuale ka bërë pazare me deputetë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit – presidente.
Ai ka thënë se pazaret i takojnë qeverive të kaluara, e jo kësaj aktuale.
Ramush Haradinaj: U detyrova me i çu mesazh Albin Kurtit edhe me i thanë: a po rrin rehat?!


