Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ja rezultatet

04/06/2021 21:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në Spanjë, Real Madridi ka shkuar në pushim ndaj Liverpoolit me epërsi solide prej 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior dhe Marco Asensio shënuan në pjesën e parë për epërsinë e Real Madridit, kurse skuadra mysafire, Liverpool pothuajse nuk tregoi asjë në 45 minutat e parë.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City po triumfon ndaj Dortmundit me rezultatin minimal 1:0. Kevin De Bruyne ka shënuar golin e vetëm deri më tani.

Vlen të përmendet se edhe Bellingham shënoi për Dortmundin, por goli i tij u anulua.

/GazetaBlic Sport