Lajme

Tërmkolli: Kur e çuan në 12%, LDK-në edhe mund ta shuajnë krejt

04/06/2021 21:45
nga:Gazeta Blic

Ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, ka hedhur kritika ndaj udhëheqësve aktualë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Tërmkolli ka thënë se kur të tjerët kanë qenë në gjendje ta ulin LDK-në në 12%, edhe mund ta shuajnë krejt këtë parti.

Ajo ka hedhur kritika ndaj Abdixhikut, që morën pjesë në votimin e Vjosa Osmanit – presidente. Jo për shkak të prezencës së tyre në sallë, por që nuk votuan pro zgjedhjes së saj.

“Kam kritika edhe për faktin që morën pjesë në sallë e nuk votuan pro. Kur të marrësh vendim për të qenë në sallë, bile voto pro Vjosa Osmanit”, ka thënë Tërmkolli.

Tërmkolli: Pengesa e vetme e Albin Kurtit, është Albin Kurti

Ramush Haradinaj: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë blerë vota nga Lista serbe

Ramush Haradinaj: U detyrova me i çu mesazh Albin Kurtit edhe me i thanë: a po rrin rehat?!