Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho do të mungojë në pjesën tjetër të sezonit, pas operimit që kishte ditën e djeshme.
Coutinho do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Mjeku i cili kreu operacionin dhe ishte përgjegjës për shërbimet mjekësore të ekipit kombëtar brazilian, konfirmoi se lojtari nuk do të rikuperohet për të luajtur në Copa America.
Ky kompeticion fillon në 13 qershor, andaj kjo nënkupton që lojtari nuk do të mund të luajë as në ndeshjet e mbetura të klubit katalunas, Barcelona.
/GazetaBlic Sport


