Ka përfunduar ndeshja në futsall ndërmjet Holandës dhe Kosovës me rezultatin 3-1.
Takimi filloi më mirë për holandezët të cilët shënuan herët në pjesën e parë me sulmuesin, Mats Veseboher, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Sulmuesi holandez, Veseboher shënoi përsëri në pjesën e dytë, ndërsa golin e tretë për Holandën e shënoi, Tevik Ceyar.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Meriton Salihu.
/GazetaBlic Sport


