Lajme

Zyrtari i Agjencisë Europiane të Barnave: Ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozave

04/06/2021 20:06
nga:M K

Ka një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozave tepër të rralla në tru, por shkaqet e mundshme janë ende të paditura, tha një zyrtar i lartë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) në një intervistë publikuar të martën.

“Në mendimin tim mund të thuash që ka një lidhje të qartë me vaksinën. Sidoqoftë, nuk e dimë ende çfarë e shkakton këtë reaksion”, tha Marco Cavaleri, shefi i skuadrës së vlerësimit të vaksinave te EMA, për “Il Messaggero”, raporton A2.

Cavaleri shtoi se EMA do të thotë edhe zyrtarisht se ka një lidhje të tillë, por nuk mund të dalë ende me një deklaratë zyrtare sa i përket moshës së cilës duhet t’i administrohet vaksina AstraZeneca.

Cavaleri nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij, ndërsa AstraZeneca nuk ka komentuar mbi deklaratën.

LEXO EDHE:

Raka: Variantet e reja të Covid-19 duhet të jenë alarm për të gjithë