Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve

04/06/2021 18:44
nga:M K

Është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet.

Këtë e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, përcjell GazetaBlic.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 28 të muajit të kaluar, në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet.

Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar;

• E. H, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.
Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;

A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të
njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje.

/GazetaBlic/