Showtime

Fotografi nga dita e kurorëzimit të presidentes Vjosa Osmanit

04/06/2021 18:37
nga:Gazeta Blic

Sot Vjosa Osmani – Sadriu ka marrë zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota.

Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, tashmë presidente gëzon edhe një jetë të lumtur familjare.

Ajo në vitin 2012 është martuar me Prindon Sadriun, dashuria e tyre është bekuar me dy vajza binjake të cilat i kanë pagëzuar me emrat Anda dhe Dua.

Vjosa është gjithmonë e kujdeshme që në çdo paraqitje të duket elegante, por si është dukur ajo në ditën më të rëndësishme ditën kur kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.

Më poshtë ua sjellim disa pamje të rralla nga momenti i kurorëzimit të Vjosës me Prindonin.