Uncategorized

Trepça ’89 kërkon të shtyhet Kuvendi i FFK-së, s’pajtohen me formën online

04/06/2021 17:23
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Kosovës u thirr në vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për të mbajtur Kuvendin e Punës në formë online.

Por jo të gjithë janë të pajtimit që Kuvendi të mbahet në këtë mënyrë.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka kërkuar që të caktohet takimi pas disa ditësh, kur të zbuten masat anti-covid.

“Nuk jam pro që të mbahet në këtë formë. Unë jam dakord që të shtyhet, sepse numrat me covid janë duke rënë fatmirësisht. Kuvendi nuk u mbajtë që sa muaj dhe nuk bëhet nami që të shtyhet edhe disa ditë dhe të jemi prezent fizikisht. Ndryshe është kur mbahet online sepse administratori kujt të do ia lëshon fjalën kujt don jo. Kështu që masat do të zgjasin 12 ditë, më mirë është që të caktohet një datë tjetër për shembull 25 prill” deklaroi Zeka për Indeksonline.

Ndryshe, Kuvendi i Rregullt i Punës do të mbahet të enjten më 8 prill në ora 17:00.