Vetëm besimtarët që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jetë në gjendje të zhvillojnë pelegrinazhin në Mekë duke filluar me muajin tjetër të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 13 prill, deklaruan autoritetet saudite.
”Vetëm të imunizuarit do të lejohen të hyjnë në xhamitë e qytetit të shenjtë të Mekës”, tha ministri i Pelegrinazhit.
I ashtuquajturi pelegrinazh i vogël, ose Umra, sipas fesë islame mund të jetë ndërmerret në çdo kohë të vitit.
Ai është i ndryshëm nga Haxhi, i cili është i detyrueshëm për çdo mysliman dhe zhvillohet çdo vit gjatë muajit, i planifikuar për këtë vit për të filluar më 17 korrik. /Atsh