Pritja për El Clasico e kësaj fundjave po rritet dhe Barcelona tani i ka dërguar një mesazh Real Madridit.
Blaugranasit postuan një mesazh reklamues jashtë shtëpisë së Madridit “Santiago Bernabeu”, me lojtarët e tyre Pedri dhe Frenkie De Jong në foto së bashku me mesazhin Ganas De Clasico që përkthehet “Mezi presim El Clasicon”, përcjell GazetaBlic Sport.
GANAS DE CLÁSICO ? pic.twitter.com/qZ06hrGssY
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 6, 2021
Duket se klubi po përdor të njëjtën hapësirë reklamash që presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta përdori në dhjetor pak pasi konfirmoi se ai ishte në garë për zgjedhjet në Camp Nou.
/GazetaBlic Sport


