Para ndeshjes së rëndësishme në Serie A kundër Napolit, Andrea Pirlo ka marr një lajm të mirë nga stafi mjekësor i ekipit nga Torino.
Paulo Dybala pritet të jetë në dispozicion të trajnerit italian Pirlo, për ndeshjen e së mërkurës, shkruan GazetaBlic Sport
Vet trajneri i Juventusit e konfirmoi lajmin duke thënë se argjentinasi do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të stinorit.
“Ta kemi atë të gatshëm për këtë ndeshje është gjë shumë e mirë”, tha Pirlo.
“Do të jetë ndeshje e rëndësishme për t’u ngritur në tabelë”, vazhdoi trajneri italian.
Juventus gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë të grumbulluara nga 28 ndeshje.
/GazetaBlic Sport


