Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte bërë të ditur se pas vaksinimit të mjekësve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë.
Por dje, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.
Një gjë e tillë është bërë për shkak se vaksina që i është ofruar mësuesve nga Kosova është nga Kina.
Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kjo vaksinë nuk është e licencuar nga EMA.
“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.
Ndryshe sot, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sindikata e tyre nuk ndërhyn në marrëveshjet mes dy shteteve, mirëpo siç tha ai e rëndësishme është që Ministria e Shëndetësisë t’ua siguroj personelit arsimor vaksinat anti-COVID-19.
Osmani nga Qendra e Vaksinimit: Po punojmë që kontingjentet e tjera të vijnë sa më shpejt