Lajme

Pas votimit të presidentit, Reshitaj flet për angazhimin e saj të radhës

04/06/2021 13:06
nga:Y I

Deputetja Albena Reshitaj ishte një ndër emrat surprizë që mori pjesë në procesin e votimit të Presidentit, pavarësisht se AAK-ja kishte një vendim për të mos marrë pjesë në votimin e Presidentit.

Reshitaj ka publikuar një fotografi me disa studentë specializantë, duke shkruar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin e tyre në vend.

Ajo theksoi se angazhimi i radhës do të jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre.

“Nē Klinikë me ish studentët e mi që sot janë specializantë e nesër do jenë specialistë. Motivi im për të vazhduar përpara. Angazhimi im i radhës do jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre, mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jasht. Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e tyre këtu”

Postimi i plotë:

Nē Klinikë me ish studentët e mi që sot janë specializantë e nesër do jenë specialistë. Motivi im për të vazhduar përpara. Angazhimi im i radhës do jetë krijimi i mundësive që keto kuadro mjekësore të kenë perspektivë e të punësohen ne vendin e tyre, mos ta shohin të vetmen shpresë largimin jasht. Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e tyre këtu.