Lajme

Policia jep detaje të reja pas kërcënimeve për sulme në spitalet e Kosovës

04/06/2021 12:24
nga:Y I

Policia e Kosovës ka rrethuar oborrin e QKUK-së pas një kërcënimi për sulm që ata kanë marrë gjatë ditës së sotme.

Nga Policia janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë,  pas marrjes së këtij informacioni.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale.Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve” thuhet në njoftim.

Kërcënim për sulm, Njësia Speciale e Policisë rrethon QKUK-në