Sporti

Ilir Meta: Vendimi për heqjen e pasaportave diplomatike për ‘Kuqezinjtë’ është absurd!

04/06/2021 12:00
nga:Genita C

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e fundit të Qeverisë për ndërperjen e vlefshmërisë së pasaportave diplomatike për Kombëtaren e futbollit.

Kërkesa e fundit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të dorëzuar dokumentin brenda datës 1 qershor 2021 e ka kapur në befasi edhe presidentin shqiptar, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Meta thotë se ky vendim është i pabesë dhe se është absurde të pengohen kuqezinjtë, ata që dërguan Shqipërinë në Europë.