Dyshja më e përfolur e momentit pa dyshim se janë Ana dhe Arsimi.
Të dy ish-protagonistët e emisionit “Për’puthen”, janë përfolur për një romancë të mundshme, shkruan GazetaBlic.
Këto dyshime lindën nga vet Ana dhe Arsimi, të cilët ‘ngacmonin’ njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Mirëpo, vëmendjen e mori krejt diçka tjetër.
Pra, bëhet fjalë për djalin e Arsimit i cili kishte bërë një video enkas për Anën, kjo e fundit nuk hezitoi ta shpëndaj në rrjetet sociale.
“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”- shkruan ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.
Me këtë u konfirmua edhe lidhja e tyre./GazetaBlic/


