Lajme

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gradicë të Drenasit ku mbeti i vdekur një i mitur

04/06/2021 10:50
nga:Y I

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit, raporton Gazeta Blic.

Pas një mosmarrveshjeje dy meshkuj kanë qëlluar me armë zjarri dy të tjerë ku si pasojë ka mbetur i vdekur një i mitur.

Sot rreth orës 08:30 minuta është dorëzuar në Polici i dyshauri për ngjarjen e rëndë.

“Fsh. Gradicë, Gllogoc, 05.04.2021-20:23. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet që me armë zjarri kanë qëlluar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe si pasoj e plagëve të marra, viktima i mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një veturë e llojit Golf 2 të cilat dyshohet që janë përdorur në rast. Rasti nën hetime”

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Vrasja në Drenas, policia jep detaje