Lajme

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në Gradicë të Drenasit

04/06/2021 09:49
nga:Y I

Sot rreth oës 08:30 është dorëzuar në Polici i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmë në fsharin Gradicë të Drenasit, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e P0licisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

I dyshuri është 54 vjeç me inicialet XH.B.

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”

Mbrëmë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Vrasja në Drenas, policia jep detaje