Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Valladolid me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Ousmane Dembele në fundin e ndeshjes, në minutën e 90’të, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet tha se ky rezultat është fryt i punës së klubit.
“A jeni i befasuar? Unë nuk jam i befasuar nga Dembele, nuk ka qenë në gjendje të luajë shumë ndeshje për shkak të dëmtimit. Tani ai mund të luajë një lojë çdo javë. Ai është një driblues, i përdor të dy këmbët dhe na jep shumë”, tha fillimisht Lenglet.
“Ky është rezultat i punës sonë. Ne kemi punuar shumë këta muajt e fundit. Në fillim nuk shkoi siç dëshironim, por tani po”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


