Lajme

Erdogan uron Osmanin për postin e presidentes: Marrëdhëniet vllazërore do të forcohen edhe në epokën e re

04/05/2021 20:51
nga:Gazeta Blic

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Erdogan tha se ka uruar Osmanin përmes një telefonate, ku u diskuta për marradhëniet mes dy shteteve, përcjell Gazeta Blic.

“Gjithashtu unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re”, ka shkruar ndër tjera Erdogan.

Më poshtë postimi i plotë i Presidentit të Turqisë:

Sot e përgëzova Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate.

Në takimin tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam çështje rajonale me marrëdhëniet
e tyre.

Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re.

Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit.