Sporti

Përfundon ndeshja Holandë-Kosovë, ky është rezultati

04/05/2021 20:30
nga:Lorik J

Ka përfunduar ndeshja mes Holandës dhe Kosovës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje u zhvillua në Zeist, në kuadër të ndeshjeve miqësore të futsallit.

Kosova kishte pak raste shënimi, pasi ishte përqëndruar më shumë në kundërsulme, pasi Holanda gjatë tërë kohës kishte posedimin.

Lojtari i Holandës, Charaaoui kishte rastin më të mirë të shënimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Kurse nga kombëtarja e Kosovës, Ramadan Alaj humbi penalltinë.

Kosova dhe Holanda takohen edhe nesër, poashtu në kuadër të takimeve miqësore.

/GazetaBlic Sport