Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Real Valladolid do të jetë speciale për Lionel Messi.
Leo Messi sot do të zhvillojë paraqitjen e tij të 768 me fanellën e Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.
Messi do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për ekipin blaugranas dhe në këtë ndeshje speciale pritet të shoqërohet edhe nga fëmijët e tij.
Messi me këtë paraqitje do të tejkalojë ish bashkëlojtarin e tij Xavi Hernandez i cili ka 767 paraqitje me Barçën.
Në 767 ndeshje, Leo Messi, ka shënuar 661 gola dhe ka dhuruar 266 asiste për bashkëlojtarët e tij.
/GazetaBlic Sport


