Sporti

Operohet Philipe Coutinho

04/05/2021 20:02
nga:Lorik J

Që pas transferimit të Philipe Coutinho, nga Liverpool te Barcelona – lojtari nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë.

Coutinho i është nënshtruar një operacioni tjetër në muskulin e këmbës së majtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Duket se braziliani do t’i mungojë Barcelonës për shtatë javë, pasiqë dyshohet edhe për një cist në këmbën e majtë të lojtarit sipas gazetës braziliane, Globoesporte.

Megjithatë trajneri i Brazilit, Tite, mund të llogarisë në shërbimet e tij për “Copa America” në qershor.

Coutinho nuk është paraqitur për Barcelonën që nga ndeshja me Eibar në 29 dhjetor të vitit 2020.

Barcelona nuk duket e kënaqur nga shërbimet e “magjikut të vogël” dhe pritet që ai të transferohet në një skuadër tjetër evropiane.

/GazetaBlic Sport