Lajme

Ambasada britanike mbështetë masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës

04/05/2021 18:49
nga:Gazeta Blic

Pas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës ka ardhur edhe reagimi nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përmes një njoftimi, ata mbështetën vendimin e Qeverisë, ku edhe bënë thirrje për respektim të tyre.

“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkeKunderCovid19”, thuhet në reagim.