Sporti

Mediat italiane: Pirlo do të shkarkohet nëse humb ndaj Napolit

04/05/2021 18:21
nga:Lorik J

Janë shtuar zërat për një shkarkim të mundshëm të Andrea Pirlos nga Juventus.

Pas rezultateve jo të mira të skuadrës së Pirlos, duket se e ardhmja e tij tek skuadra nga Torino nuk është e sigurt, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus do të përballet me Napolin të mërkurën në ora 18:45 në ‘Allianz Stadium’ dhe në rast të rezultatit negativ në këtë ndeshje, Pirlo pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Juventus.

Juventus gjendet në vendin e 4’të në tabelën e Serie A, dhe janë eliminuar në Ligën e Kampionëve nga Porto.

/GazetaBlic Sport