Erling Haaland vazhdon të rritet me hapa të mëdhenj, dhe këtë të martë luan në një nga garat e tij të preferuara: Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i ri norvegjez do të jetë kërcënimi i madh për Manchester Cityn e Guardiolës, përcjell GazetaBlic Sport.
Ylli i Dortmundit synon një rekord tjetër që do ta vendoste atë përkrah legjendave që lanë gjurmët e tyre në garën më të mirë të klubeve në planet.
Nëse do të shënonjë kundër City, ai do të ishte lojtari i pestë në historinë e Champions League që shënon në 7 ndeshje radhazi. Aktualisht, Haaland ka realizuar në 6 takime radhazi.
Lojtarët që shënuan radhazi në 7 ndeshje janë: Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani, Ruud Van Nistelrooy dhe Robert Lewandowski.
/GazetaBlic Sport


