Sporti

Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin, kjo do të jetë paga e tij e re

04/05/2021 16:04
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez do të vazhdojë karrierën e tij tek Milani të paktën edhe për një sezon, sipas mediumit italian, SportMediaset, përcjell GazetaBlic Sport.

Ibrahimovic do të luajë tek Milani edhe sezonin tjetër, ku do të fitojë rreth 7 milionë euro në vit.

Paga e Ibrahimovicit do të rritet në 7 milionë euro me bonuset e përfshira dhe Sky Sport Italia raporton se kontrata është gati dhe do të nënshkruhet brenda 10 ditëve të ardhshme.

Ibrahimovic ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe ka ndihmuar Milanin të renditet në vendin e dytë në Serie A pas 29 ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport