Profesori Universitar, Bekim Baliqi, ka komentuar gjuhën fyese të profesorit Ardian Kastrati, shkruan GazetaBlic.
Baliqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se distancohet publikishtë nga gjuha e përdorur nga Kastrati dhe se si staf akademik e kanë obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studentëve.
“Unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Meqenëse nga departamenti i Shkencave Politike të UP-së ngurrohet me reagu ndaj gjuhës fyese të kolegut Kastrati, unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo. Fjala publike duhet të ketë përgjegjësi, dhe si staf akademik kemi obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studentëve dhe edukimit të brezave të ri.
Kërkohet themelimi i komisionit hetues për punësimin e Ardian Kastratit në UP


