Lajme

Tahiri: Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin

04/05/2021 11:55
nga:Q R

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, vlerëson se Kosova ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook, konsideron se shëndeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz.

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa.
Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!

Emërimi i shefit të AKI-së, roli i saj në dialogun Kosovë -Serbi, padia ndaj Serbisë për gjenocid – Punët urgjente dhe përgjegjësitë që e presin Vjosa Osmanin