Lajme

Abbott uron Osmanin: Ky është një sukses për demokracinë në Kosovë

04/04/2021 20:40
nga:Gazeta Blic

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar presidenten, Vjosa Osmani, për postin e ri në krye të shtetit.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente. Ky është një sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë. Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kosova, duke filluar me pandeminë”, shkroi ai në Facebook.

Haradinaj: Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi, aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit