Lajme

Ambasadori italian uron Vjosa Osmanin: Italia është e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Kosovën

04/04/2021 20:21
nga:Gazeta Blic

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes së vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando tha se Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.

“Urime Vjosa Osmani Sadriut për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin mes vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën Euro-Atlantike të Kosovës”, ka shkruar Orlando.