Uncategorized

Sveçla: Mozaiku u plotësua, na priftë e mbara

04/04/2021 19:22
nga:Gazeta Blic

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, ka ardhur një reagim nga kabineti qeveritar i Albin Kurtit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se mozaiku u plotësua me zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se tash duhet vetëm punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit.

“Mozaiku u plotësua. Tash punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit. Na priftë e mbara!”, shkroi ai në Facebook.