Lajme

PDK: Albin Kurti me aminin e Listës Serbe po e zgjedh Presidenten e Republikës së Kosovës

04/04/2021 18:48
nga:Gazeta Blic

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Albin Kurti po e zgjedh presidenten me aminin e Listës Serbe.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Adem Hoxha ka qenë gjithmonë pjesë e grupit paralamentar të Listës Serbe, ai tutje ka paraqitur disa fakte për këtë, përcjell Gazeta Blic.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Albin Kurti me aminin e Listës Serbe po e zgjedh Presidenten e Republikës së Kosovës.

Adem Hoxha, që gjithmonë ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Qe faktet ku i keni për Grupin Parlamentar të Listës Serbe në tri legjislatura.

Të gjithë duhet të bëhemi kundër një Presidente që zgjedhet me aminin e Beogradit.